back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeIsh deputetët do të paguhen edhe për 12 muaj

Ish deputetët do të paguhen edhe për 12 muaj

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Deputetët e legjislaturës së shkuar të cilët nuk janë pjesë e kësaj të radhës do të vazhdojnë të marrin pagën e plotë prej deputeti edhe për 12 muaj të tjerë

Kjo pagë sipas monitoruesit të Kuvendit të Kosovës nga KDI, Albert Krasniqi, njihet si pagë kalimtare e të cilën do të vazhdojnë të marrin edhe ministrat e kabinetit qeveritar.

“Të gjithë deputetët e legjislaturës së kaluar të cilët nuk gëzojnë të hyra tjera nga buxheti i shtetit, kanë të drejtën e përfitimit të pagës së plotë bazë të deputetit për një periudhë prej 12 muajve, që ndryshe njihet si pagë kalimtare. Kjo bëhet më qëllim të transferimit sa më të lehtë nga jeta politike në jetën private. Për 12 muaj pagën do ta marrin edhe të gjithë ministrat e kabinetit qeveritar, ndërsa zëvendësministrat për 6 muaj”, ka thënë Krasniqi për Indeksonline.

Madje në bazë të kësaj ndarje të buxhetit të shtetit, përfitime dukshëm më të mëdha do të kenë ish-Kryetari i Kuvendit dhe ish-Kryeministri.

Nëse kryetari i Kuvendit të Kosovës, nuk arrin të rizgjidhet në postin e tij, ai do të vazhdoj të marr 70 përqindëshin e pagës bazë të kryeparlamentarit për gjithë jetën.

“Ligji për përfitimet e ish zyrtarëve të lartë iu mundëson që vetëm me ushtrimin e funksionit për të paktën gjashtë muaj, përgjatë gjithë jetës të marrin 70% të pagës aktuale të funksionit përkatës. Përveç kësaj, të njëjtit do të kenë edhe shumë përfitime të tjera, si një asistent të lartë, vozitësin dhe një truprojë. Ata do të kenë edhe një hapësirë të përshtatshme zyre të mobiluar dhe të pajisur, që i mbulohen shpenzimet e komunikimit deri në 1200 Euro në vit. Në këtë ligj është menduar edhe për përfitime të familjarëve të ish zyrtarëve të lartë pas vdekjes së tyre. E veja ose fëmijët nën moshën 18 vjeçare kanë të drejtë të marrin përfitim monetar në një vlerë prej 60% të pagës”, ka shtuar Krasniqi.

Njëashtu Monitoruesi i Punës së Kuvendit ka thënë se përveç ish-Kryetarit të Kuvendit dhe ish-Kryeministri, të njëjtat përfitime vlejnë edhe për ish-Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, ish-Kryeprokurorin e Shtetit dhe ish-Kryetarin e Gjykatës Supreme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz