BallinaLajmeKurti për gazetën e Beogradit: Ne s’jemi kundër serbëve, Serbia është kundër...

Kurti për gazetën e Beogradit: Ne s’jemi kundër serbëve, Serbia është kundër nesh

Të ngjajshme

Përfundon pa gola pjesa e parë në ndeshjen Kosovë-Turqi

Në stadiumin “Fadil Vokrri” po zhvillohet ndeshja historike mes...

Italia përfiton nga gabimi i Bosnjës, shënon golin e epërsisë

Italia ka arritur të shënojë golin e epërsisë ndaj...

Sulm dhe kanosje në Kaçanik, konfiskohen dy armë zjarri

Policia njofton se janë iniciuar dy vepra penale: “Sulmi”...

Lladrovci: Unë, biri yt Kosovë, fitore!

Me rastin e fillimit të ndeshjes historike kualifikuese për...

Qëndrimet e Vetëvendosjes se Kosova duhet të bëjë dialog me serbët e Kosovës e jo me Serbinë në Bruksel janë stërthënë nga Albin Kurti në mediat kosovare. Por, këtë qëndrim lideri i Vetëvendosjes e ka bërë të ditur edhe për serbët në një prononcim të tij për gazetën beogradase Danas, njofton Klan Kosova.

Danas i është referuar Kurtit si “kandidati më serioz për kryeministrin e ri të Kosovës”.

Ndërsa Kurti ka pohuar se “prioriteti ynë do të jetë dialogu me serbët në Kosovë”.

“Ne kemi një plan ekonomik dhe social për komunat veriore të Kosovës dhe ne nuk jemi kundër serbëve, por Serbia është kundër nesh”.

“Dialogu krijon përshtypjen e normalizimit të marrëdhënieve, por në thelb vetëm ka thelluar ndarjet etnike”, ka thënë Kurti, duke shtuar se Vetëvendosje nuk është kundër dialogut në parim, por kundër një dialogu ku Kosova është temë e Serbia e cakton rendin e ditës”.

Kurti ka deklaruar edhe se “Serbia instrumentalizon serbët lokalë me anë të Listës Serbe, e cila deformon vullnetin e qytetarëve serbë”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz