BallinaLajmeZvarriten punimet për objektin e Trafikut Urban, Komuna e Prishtinës s'ka përgjigje...

Zvarriten punimet për objektin e Trafikut Urban, Komuna e Prishtinës s’ka përgjigje (Video)

Të ngjajshme

90 minuta larg historisë, këto janë formacionet e ndeshjes Kosovë-Turqi

Kosova jonë zhvillon ndeshjen jetike ndaj Turqisë. “Dardanët”, synojnë ta...

Zbulohet formacioni i Kosovës, kjo është 11-shja e Franco Fodës!

Sonte në ora 20:45 zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe...

Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë – Turqi

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes së madhe finale...

Abdixhiku: Kjo është historia jonë, nuk dorëzohemi

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ndarë emocionet e...

Misteri i Qefinit të Torinos thellohet

Misteri i Shroud of Turin është bërë edhe më...
Nga dhjetori i vitit të kaluar, pothuajse i gjithë stafi dhe administrata e ndërmarrjes “Trafiku Urban” punën e zhvillojnë në objektin e Gjimnazit të Matematikës.

Shkak për këtë ishte bërë fillimi i renovimit të objektit të kësaj ndërmarrjeje – si kusht i BERZH-it për kredinë për blerjen e autobusëve të rinj.

Zhvillimi i aktiviteteve jashtë objektit të tyre, sipas kryeshefit të ndërmarrjes, Halil Mustafa, po krijon vështirësi për punëtorët.

Por, ai shton se nuk di se pse po vonohen punimet e as nuk ka informacione të detajuara për kontratën e renovimit të objektit, pasi punët e prokurimit janë kryer nga komuna.

Ndërsa shpreson që punët të përfundojnë më shpejt, pasi ardhja e kontingjentit të fundit prej 21 autobusësh varet nga renovimi i objektit.

Ai shpreh keqardhje edhe ndaj drejtuesve të shkollës, pasi thotë se ndonjëherë kanë mundur ta pengojnë procesin mësimor.

KTV-ja gjatë javës ka provuar të marrë ndonjë sqarim nga Komuna e Prishtinës, por ata nuk kanë dhënë asnjë të tillë.

Por, më 21 qershor, kjo e fundit ka ndarë edhe 166 mijë euro për një kontratë të re, për kryerjen e punëve shtesë.

Paraprakisht, në dhjetor ishte nënshkruar kontrata fillestare me operatorin ekonomik “NN PRISHTINA” për renovimin e objektit të Trafikut Urban, në vlerë 1 milion euro – prej nga shumica e parave kanë qenë grant nga BERZH-i.

Sipas kontratës fillestare, punimet e nisura para 6 muajsh është dashur të përfundojnë pas 60 ditësh, ndërsa ato të kontratës shtesë – të nënshkruar këtë javë – duhet të përfundojnë brenda 30 ditësh.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz