BallinaRegjionaleDrenasDy familje në Drenas bëhen me shtëpi banimi (FOTO)

Dy familje në Drenas bëhen me shtëpi banimi (FOTO)

Të ngjajshme

Ne prag të përfundimit të muajit të Ramazanit dhe festës së Fitër Bajramit, familja e Mentor Aliut nga fshati Shtuticë i Komunës së Drenasit është bërë me shtëpi të re banimi, falë fondacionit “Golden Eagle”, sikurse edhe familje e Mufail Hajdarit nga fshati Abri, donacion nga ndërmarrja “Vëllezërit Likoshani”.

Përfaqësuesi i fondacionit “Golden Eagle”, ka thënë se ndërtimi i kësaj shtëpie ka qenë mese e nevojshme, sidomos në trevën e Drenasit, pasi që është rajoni më i shkatërruar nga lufta e fundit.

Ai ka thënë se ndihet i lehtësuar, që sot një familje ka ku të pret festën e Fitër Bajramit.

Ndërsa pronari i ndërmarrjes “Vëllezërit Likoshani”, Ismet Nebihu i cili ka ndërtuar shtëpinë e Mufail Hajdarit, ka thënë se me vullnetin me të madh kanë punuar që kjo familje të këtë shtëpi banimi.

Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ka falënderuar fondacionin “Golden Eagle” dhe “Vëllezërit Likoshani” që kanë ndërtuar këto dy shtëpi ne Komunën e Drenasit.

Ai ka thënë se kjo është një lehtësim për Komunën e Drenasit, pasi që ka një numër të familjeve që janë ne nevojë për ndërtimin e shtëpive.

Lladrovci po ashtu ka njoftuar se këto janë dy shtëpitë e përfunduara nga këta donatorë, ndërsa një tjetër është afër përfundimit dhe do të nisin edhe dy të tjera për familjet që janë në kushte të renda ekonomike e sociale.

Displaying IMG_7379.JPG

Displaying IMG_7390.JPG

Displaying IMG_7398.JPG

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz