back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaBotëStuhi në Gjermani, dy të vdekur dhe udhëtime të anuluara

Stuhi në Gjermani, dy të vdekur dhe udhëtime të anuluara

Të ngjajshme

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një stuhie të fuqishme që goditi dje Gjermaninë duke shkaktuar edhe dëme në infrastrukturën e transportit.

“Një 50-vjeçar ka vdekur pasi një pemë ra në makinën e tij në veri të vendit në Holdenstedt”, tha një zëdhënës duke shtuar se një çiklist ishte plagosur rëndë nga një pemë tjetër aty pranë.

Gjithashtu, një grua 83-vjeçare ka humbur jetën pasi makina e saj goditi një pemë të shkulur gjatë stuhisë në rajonin Gifhorn në shtetin e Saksonisë së Poshtme.

Në Berlin, avionët u ulën në aeroportin e” Schoenefeld” dhe “Tegel”, ku autoritetet njoftuan se sot pritet të ketë vonesa të tjera.

Më shumë se 800 persona u bllokuan në stacionin kryesor të hekurudhave të Bremenit për shkak të trenave të anuluar, ndërsa në Hamburg, Hanover, Bremen dhe Kassel, kompania gjermane e hekurudhave “Deutsche Bahn” i vendosi karrocat e gjumit, në dispozicion të udhëtarëve si strehim emergjent.

Gjithashtu, stuhitë u zhvendosën në jug të vendit të enjten, por dëmi i regjistruar ishte minimal.

Sot në mëngjes, shërbimi kombëtar i motit “DWD” njoftoi se stuhitë e fundit pritet të zhvendosen në jug të Bavarisë , në jug të lumit Danub.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz