BallinaLajme​Mogherini dhe Hahn i shkruajnë Hoxhajt: E ardhmja e Kosovës është në...

​Mogherini dhe Hahn i shkruajnë Hoxhajt: E ardhmja e Kosovës është në BE

Të ngjajshme

Ndahet nga jeta në moshë të re gazetarja dhe zëdhënësja e FC Dritës, Elife Sherifi

Komuniteti sportiv në Kosovë është tronditur nga lajmi për...

“Po largohem, mos më kërkoni”/ Zhduket 14 vjeçarja në Durrës, policia në kërkim të saj

Një vajzë 14-vjeçare, nxënëse e shkollës Shkolls “Qemal Mici”,...

Në hall me kontratat kolektive, Ibrahimi: Komunat po sakatohen

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi...

EWB: Draft-raportet e PE për Kosovën dhe Serbinë theksojnë krizat politike në të dyja vendet

Draft-raportet mbi Kosovën dhe Serbinë iu prezantuan dje anëtarëve...

KEDS informon: Kur dhe ku do të ndërpritet energjia elektrike nesër

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike ka njoftuar...

Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johannes Hahn i kanë shkruar letra ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, bën të ditur MPJ’ja.

Në letrën e saj pas zgjedhjeve për Hoxhajn, Mogherini e garanton mbështetjen e saj për Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Ajo ka thënë se e ardhmja e Kosovës dhe e gjithë Ballkanit është në Bashkimin Evropian, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.

Nga ana e tij, Komisioneri Hahn ka thënë se do të vazhdojë të jetë i përkushtuar në objektivin e një të ardhmeje të përbashkët të Kosovës, Ballkanit dhe Bashkimit Evropian, thekson kumtesa.

“Siç e kemi theksuar edhe bashkërisht, e ardhmja e Kosovës dhe e Ballkanit Perëndimor është e lidhur direkt  me Bashkimin Evropian. Ndaj me ju përkushtimin për perspektivën Evropiane të Kosovës dhe rajonit, dhe dua t’ju siguroj se do të vazhdoj pa u ndalur ta ndjek këtë objektivë”, ka shkruar Hahn.

Korrespondenca vjen pas vizitës që Hoxhaj bëri në Bruksel gjatë muajit maj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz