BallinaLajmeThaçi viziton arbëreshët në Kalabri të Italisë

Thaçi viziton arbëreshët në Kalabri të Italisë

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për një vizitë zyrtare te arbëreshët në Kalabri të Italisë.

Në rajonin e Kalabrisë, presidenti Thaçi do të takojë prefektin e Kozencës, Gianfranco Tomao, presidentin e Provincës së Kozencës, Franco Iacucci, kryetarin e Bashkisë së Kozencës, Mario Occhiuto dhe kryetarët e tjerë të Bashkive Arbëreshe të Kalabrisë.

Gjatë qëndrimit në Kozencë, presidenti do të bëjë homazhe te monumenti i Skënderbeut dhe do ta vizitojë edhe Kishën Arbëreshe.

Gjithashtu, ai do ta vizitojë edhe Universitetin e Kalabrisë, ku do ta takojë rektorin, profesorët dhe studentët shqiptarë.

Pas vizitës në Universitetin e Kalabrisë, presidenti Thaçi do ta takojë edhe Ipeshkvin e Dioqezës Arbëreshe të Ungrës, Imzot Donato Oliverio.

Ndërsa, pasdite, në fshatin arbëresh të Shën Sofisë (Santa Sofia d’Epiro), presidenti do ta takojë edhe komunitetin arbëresh dhe Kryetarin e Bashkisë, Gianfranco Ceramella.

Gjatë qëndrimit në këtë provincë të Kozencës, në Kolegjin Arbëresh të Shën Adrianit, presidenti Thaçi do të takojë edhe Kryetarin e Bashkisë së Shën Mitrit, Salvatore Lamirata, Drejtoreshën e Liceut, Concetta Smeriglio, si dhe përfaqësuesit e Shoqatave Kulturore Arbëreshe “FAA” dhe “UNIARB”, bashkë me kryetarët e fondacioneve.

Më tej, presidenti Thaçi do të bëjë homazhe edhe në Maq/Macchia Albanese, pranë varrit të poetit Jeronim De Rada, si dhe do të vizitojë shtëpinë e Jeronim De Radës dhe do të takojë Shoqatën Kulturore “Jeronim De Rada”, bashkë me komunitetin e Maqit.

Gjithashtu, presidenti Thaçi do t’i vizitojë arbëreshët edhe në qytetin Rende.

Ai do ta vizitojë komunitetin e Strigarit/San Cosmo Albanese, ku do të takohet me kryetarin e Bashkisë, Damiano Baffa, si dhe me komunitetin arbëresh atje.

Pas Strigarit, presidenti do ta vizitojë edhe fshatin Vakarici/Vaccarizzo Albanese, ku do të takohet me komunitetin arbëresh dhe kryetarin e Bashkisë, Antonio Pomillo.

Në fund, presidenti Thaçi do ta vizitojë komunitetin arbëresh edhe në Frasnitë, ku do ta takojë Kryetarin e Bashkisë, Angelo Catapano, si dhe komunitetin arbëresh të këtij lokaliteti.

Gjatë qëndrimit në Frasnitë, presidenti Thaçi do ta vizitojë edhe Muzeun e Ikonave dhe atë etnografik. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz