back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeUgljanin: Minoritetet në Serbi trajtohen në mënyrë katastrofale

Ugljanin: Minoritetet në Serbi trajtohen në mënyrë katastrofale

Të ngjajshme

Rusia provokon sërish, droni i saj hyn në një tjetër vend të NATO

Ministria rumune e Mbrojtjes deklaroi se hapësira ajrore e...

Sony prezanton Xperia 10 VII

Sony ka zbuluar zyrtarisht telefonin e saj më të...

Napoli e merr fitoren e tretë me radhë në Serie A, shkëlqejnë prurjet e reja

Rasmus Højlund shënoi në debutimin e tij pas transferimit...

Tayna shijon ditët e pushimit, tregon anën e saj të dashur

Tayna po shijon ditët e saj të pushimit, larg...

Kryetari i Këshillit Kombëtar Boshnjak, Sulejman Ugljanin, vlerësoi se mënyra se si Qeveria në Serbi trajton pakicat është katastrofale dhe paraqet rrezik për pakicat, por edhe për të ardhmen e këtij vendi, njoftojnë mediet serbe, transmeton RTK.

Në një takim me OJQ dhe mediet, në Novi Pazar të ftuar për iftar, kryetari Uglanin deklaroi se shembulli më i mirë për konstatimin e tij lidhur me të drejtat e pakicave në Serbi në kuadër të kapitullit 23 në bisedimet e Serbisë në Bruksel.

Sulejman Ugljanin shtoi se ai dokument, ku përfshihet plani operativ, nuk po zbatohet dhe nuk përmenden askund pakicat në raportimet që bëhen në Bruksel.

Ndër të tjera, sikundër njoftohet në mediet serbe, Këshilli Kombëtar Boshnjak, si dhe këshillat e pakicave tjera angazhohen për ndryshimin ligjit për pakicat, në mënyrë që të përpilohet një ligj ku do të trajtoheshin më drejtë të drejtat e pakicave në Serbi.

“Por as për këtë nismë në qeverinë e Serbisë nuk ka mirëkuptim, ish radikalë, program i të cilëve theksohen se në Serbi nuk ka pakica”, deklaroi kryetari i Këshillit Kombëtar Boshnjak, Sulejman Ugljanin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz