back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaBujqësiPanairi i dhisë së Hasit; Iniciativa që mbështesin ekonominë rurale

Panairi i dhisë së Hasit; Iniciativa që mbështesin ekonominë rurale

Të ngjajshme

Aston Villa e zyrtarizon ish-sulmuesin e Chelseas dhe Milanit

Aston Villa ka zyrtarizuar transferimin e Tammy Abraham. Sulmuesi anglez...

Po kërkohej nga INTERPOL, Policia arreston në Prishtinë një të dyshuar për trafik narkotikësh

Policia e Kosovës, përkatësisht zyrtarët policorë nga Drejtoria për...

Agjencia e Zhvillimit të Zonave Malore dhe Bashkia e Hasit në veri të vendit, në kuadër të projektit “Ruajtja dhe vlerësimi i biodiversitetit: Zhvillimi rural i qëndrueshëm i zonës malore ballkanike” organizuan këtë fund javë në hapësirën e bjeshkëve të kësaj krahine “Panairin e dhisë së Hasit”.

Aktiviteti, kish për qëllim nxitjen e blegtorëve hasjanë për mbarështimin e kësaj kafshë dhe produkteve të bulmetit nga qumështi i saj, si dhe rritjen e cilësisë dhe standardeve, por edhe promovimin e tyre.

Kryetari i bashkisë së Hasit Adem Lala bëri thirrje për ta bërë sa më të njohur djathin e dhisë, produkt i cili është regjistruar me markën e cilësisë, dhe për këtë premtoi mbështetje e bashkisë që ai drejton.

Ai gjithashtu akordoi me nga një çmim në vlerë monetare për çdo blegtor që mori pjesë në këtë panair me tufën e tij.

Krahas shume blegtoreve të zonës dhe te ftuarve të tjerë, ishin të pranishëm edhe shume vizitore të huaj që ndodheshin në këtë zonë në kuadër të guidave turistike që po zhvillojnë në vendin tonë.

Aktivitetin e ndoqi edhe ministria e Mbrojtjes Mimi Kodheli e cila përshëndeti eventin dhe premtoi mbështetjen e qeverisë për zhvillimin e këtyre zonave, si në infrastrukturë, si në rritjen e cilësisë së produktit të blegtorëve të këtyre zonave malore./ata.gov.al

Të Fundit

Sport

ShowBiz