BallinaLajmeS’ka certifikim të rezultateve në këtë muaj

S’ka certifikim të rezultateve në këtë muaj

Të ngjajshme

Raportohet se Trump po shqyrton angazhimin e trupave tokësore në Lindje të Mesme

Disa media amerikane janë duke raportuar – duke cituar...

Kurti: Po përballemi me dy sfida, me provokime në kufi dhe me ngritjen e çmimit të naftës

Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës në Bashkësinë Islame të...

Rama uron festën e Bajramit nga BIK-u: Erdha për përhajr dhe me falënderu për punën

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka uruar...

Haradinaj uron Bajramin: Sa më bashkë dhe sa më solidarë, është mirë për të gjithë ne

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...

 Xhamitë më të bukura në Botë që do t’ju lënë pa fjalë

Nga kupolat shkëlqyese deri te mozaikët që të lënë...

Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit nuk pritet as në këtë javë. Kështu kanë thënë zyrtarë nga KQZ-ja, të cilët nuk kanë dhënë një datë të caktuar se kur mund të presim publikimin e rezultateve finale.

Dje KQZ-ja ka përfunduar rinumërimin e 115 kutive nga disa vendvotime.

Ky rinumërim, sipas tyre, ka ndodhur pasi janë evidentuar mospërputhje, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Mirëpo, një rinumërim të tillë përfaqësues të KDI-së kanë thënë se edhe mund të ketë qenë i qëllimshëm. Ndërsa njohësit e çështjeve politike thonë se procesi i certifikimit të votave është vonuar pasi ka pasur kohë të mjaftueshme që të përfundojë ky proces.

Ata thonë se është e nevojshme që sa më herët të bëhen publike rezultatet finale pasi, siç thonë ata, mund të ketë ndryshim rezultatesh kur vjen puna te kandidatët për deputetë.

Valmir Elezi, zëdhënës nga Komisioni Qendror Zgjedhor, ka thënë për “Zërin” se KQZ-ja ka marrë vendim për rinumërimin e 145 kutive të votimit për arsye që janë hasur gjatë pranimit të këtyre kutive në qendër dhe të mospërputhjeve.

“Deri më tani Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për rinumërimin e 145 kutive të votimit pas rekomandimeve nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve. Ky rinumërim vjen për arsye të ndryshme që janë hasur gjatë pranimit të tyre në këtë Qendër apo për shkak të mospërputhjeve të evidentuara”, ka thënë Elezi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz