BallinaLajmeKQZ vendos t’i rinumërojë 115 kuti të votimit në komuna të ndryshme

KQZ vendos t’i rinumërojë 115 kuti të votimit në komuna të ndryshme

Të ngjajshme

“Unë të kam thënë Vëllai i Madh…”- Brikena ankohet për Mateon

“Unë të kam thënë Vëllai i Madh, të kam...

Ministri i Jashtëm i Omanit: Marrëveshja me Iranin ishte e mundur para luftës! SHBA u tërhoqën në konflikt

Një marrëveshje mes SHBA dhe Iranit ishte “realistisht e arritshme”...

Trump thotë se lufta me Iranin po ecën shumë më shpejt se sa ishte planifikuar

Presidenti amerikan, Donald Trump, në bisedën me kryeministren japoneze,...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që ta bëjë rinumërimin e 115 kutive të votimit, apo të vendvotimeve nga komuna të ndryshme të Kosovës.

Gazeta Express merr vesh se rinumërimi vjen për shkak të mospërputhjeve të evidentuara në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Sipas këtyre burimeve, një ditë me herët QNR-ja ka rinumëruar 30 kuti votimi (vendvotime).

Po ashtu Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e tyre ka nxjerr një analizë premiliminare të fletëvotimeve të pavlefshme.

Gazeta Express nga burime brenda këtij komisioni merr vesh se nga studimi i rasteve të fletëvotimeve të pavlefshme (518 në total) në vendvotimet e rinumëruara (30 vendvotime) është gjetur se kanë pasur të bëjnë me gabime në votim.

Sipas KQZ-së, në 205 raste, janë shënuar më shume se një subjekt politik, kurse në 250 raste është gjetur se votuesi ka harruar të shënojë subjektin politik, pra ka shënuar vetëm kandidatet.

Po ashtu, janë shënuar edhe numër i rasteve kur fletëvotimi është bërë i pavlefshëm qëllimisht (62 raste).

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se tashmë kanë nisur publikimin e formave përfundimare të rezultateve dhe format e rezultateve të kandidatëve të plotësuara në vendvotime në zgjedhjet e 11 qershorit.

Në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tashmë janë publikuar 15 komuna të Kosovës/Express./

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz