BallinaLajmePolicia e Kosovës kap vrasësin, pas 26 vjetësh në arrati

Policia e Kosovës kap vrasësin, pas 26 vjetësh në arrati

Të ngjajshme

DW: IA po hyn në shkolla! A është Ballkani Perëndimor gati?

Rreth dy të tretat e të rinjve përdorin tashmë...

Lista Serbe: Nga e hëna nis procedura për pajisjen me dokumente të Kosovës

Lista Serbe ka njoftuar se, pas asaj, siç thonë...

Gjendet i vdekur një i moshuar në Prizren

Një 81-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë...

Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Kosova e 16-ta

Nëse lumturia do të ishte një garë olimpike, vendet...

LVV-së i “digjen” nënshkrimet për presidentin

Ndonëse deputetët e Kuvendit kishin dështuar ta zgjedhin presidentin...

Pas 26 vjetësh në arrati, Pjetër Gojani, sot është kapur nga Policia e Kosovës.

Gojani akuzohet se në korrik të vitit 1991, në Klinë ka vrarë Agron Marmullakun, si dhe ka plagosur rënd Haxhi Berishën.

Policia ka konfirmuar se arrestimi është kryer në mëngjes.

I arrestuari dyshohet se kishte kryer vrasjen më paramendim.

I ndjeri Agron Marmullaku në ditën kritike ka qenë duke hyrë ne restorantin “Fontana” në Klinë që ishte afër zyrës së tij.

Pasi kishte dalë nga vetura dhe ishte futur në terrasën të këtij restoranti, dorasi e kishte goditur me shtatë plumba prapa shpinës.

Bazuar në rrëfimet që familjarët e viktimës ende i kanë të freskëta, dorasi e kishte ndërruar karikatorin e revoles dhe kishte shtënë sërish në të.

Pas kryerjes së aktit, pretendohet se ai ishte larguar pa u penguar nga milicia serbe e asaj kohe.

Bile, familjarët dyshojnë se Gojani ishte përcjellë nga milicët deri në aeroportin e Prishtinës për të ikur në drejtim të Zvicrës.

Agron Marmullaku asnjëherë nuk ka pasur problem me dikë.

Përkundrazi, ai njihej në Klinë si një njeri human, i dashur dhe punëtor.

Vrasja e tij, ka bërë jehonë të madhe asokohe.

Vëllai i tij, Ragipi, thotë se sot familja ndihet më e lehtësuar.

Ai përkujton se që nga paslufta nuk janë ndalur asnjëherë së kërkuari drejtësi.

“Pjeter Gojani nuk e ka vra vetëm Agronin. Ai e ka shkatërruar pothuajse një familje pasi nga mërzia për vrasjen e tij janë shkaktuar edhe tri vdekje tjera të njëpasnjëshme”, ka thënë Ragipi.

Ai tregon se para luftës nuk e kanë kërkuar dorasin për shkak të rrethanave.

“Regjimi i asaj kohe sikur të mos kishte dorë në këtë vrasje nuk do ta linte të largohet nga Klina as nuk do të kishte pasur shans që ai të ikte përmes Aeroportit të Prishtinës”, thotë Ragipi.

I arrestuari është sjellë para Gjykatës Themelore të Pejës, e cila ndaj tij ka shqiptuar masën e paraburgimit prej një muaji.

Policia dhe Prokuroria kanë punuar vazhdimisht për arrestimin e tij por për shkak se ai kishte ndërruar identitetin dhe nuk jetonte në Kosovë e kanë pasur të vështirë kapjen e tij.

Misioni u realizua tek sot, pas 26 vjetësh./AktivPress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz