BallinaLajmeKy është kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës? (FOTO)

Ky është kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës? (FOTO)

Të ngjajshme

Teuta shfaqet me fustan të bardhë, ky detaj mori gjithë vëmendjen

Tetua Selimi është një nga këngëtaret me të dashura...

Lumi me drita “led”, Malisheva e zdritë edhe në terr

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, ka shfaqur renovimet e...

Ekonomisti Lumir Abdixhiku pritet të jetë kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës.

Lajmin për Gazeta Metro e kanë konfirmuar burime brenda kryesisë së kësaj partie.

Partia e Isa Mustafës beson se përqendrimi i tyre në kryeqytet është pika kyçe mbi të cilën ata mund të krijojnë epërsi karshi Lëvizjes Vetëvendosje, nga e cila e humbën pushtetin lokal në zgjedhjet e fundit.

E për t’i hyrë kësaj gare sa më të përgatitur, LDK’ja ka zgjedhur njërin nga aderimet e fundit në këtë parti, Abdixhikun, për të garuar në zgjedhjet lokale, që sipas afatit të rregullt ligjor pritet të mbahen në nëntor të këtij viti.

Ky kandidim megjithatë nuk pritet të zyrtarizohet pa u kryer certifikimi i rezultateve nga KQZ-ja për zgjedhjet e parakohshme nacionale të 11 qershorit.

Garë kjo në të cilën Abdixhiku kandidoi për deputet të Kuvendit, dhe për çka deri më sot u raportua se fitoi besimin e elektoratit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz