Me aktivitete të shumta, sot shënohet dita e çlirimit të Drenasit.
Për t’i dhënë jehonë sa më të madhe kësaj dite, komuna e Drenasit do të zhvillojnë një sërë aktivitetesh.
Fillimisht do të bëhen homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Gllanasellë, Likoshan, Polac, Morinë, Abri, Negroc, Çikatovë e Vjetër, Vërboc dhe Shtuticë.
Nga ora 11:00-11:30 – Mbajtja e Seancës Solemne në Sallën e Kuvendit të Komunës së Drenasit.
Nga ora 11:30 – Fillojnë aktivitetet kulturore nga nxënësit e shkollave
Nga ora 16:00 – Koncert i grupit të fëmijëve të SHKA “Shotë Galica” dhe nxënësve të shkollave.
Nga ora 18:00 – Manifestimi qendror, program festiv në Sheshin “Fehmi Lladrovci” dhe do të përmbyllen aktivitetet me shpërndarjen e mirënjohjeve të ndryshme /Drenica Press/


