Nëna e paemëruar nga Blantyre i Skocisë, i hidhet në përqafim të birit të cilin s’e kishte parë që dy vite.
Ky i fundit nuk kishte treguar që do të kthehej në shtëpi, duke befasuar të gjithë me paraqitjen e tij, transmeton Telegrafi.
Derisa qante dhe hidhej nga gëzimi, ajo i ka fajësuar anëtarët tjerë që kanë mundur ta dinë këtë vizitë.
Reagimi i saj ka bërë që videoja të shpërndahet me shpejtësi në internet. /Telegrafi/