Burime të sigurta të lajmi.net bëjnë të ditur se konfrontimi mes Behgjet Pacollit dhe Agim Bahtiri ka ardhur si pasojë e fushatës zgjedhore dhe rezultatit të zgjedhjeve, ku kryetari i Mitrovicë thotë se është sabotuar nga presidenti i AKR-së dhe njerëzit rreth tij.
“Agim Bahtiri për nesër në ora 17:00 e ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, pasi që konsideron se është bojkotuar në fushatë. Atij nuk i është dhënë mundësia të marrë pjesë në asnjë debat televiziv gjatë fushatës, si dhe në nuk i është dhënë mundësia të flas në asnjë tubim të madh, përveç atij në Mitrovicë ku ka qenë nikoqir”, thotë burimi i lajmi.net.
I njëjti burim bënë të ditur se Albin Kurti sot ka qëndruar në Mitrovicë, ku është takuar me Agim Bahtirin dhe nesër pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të AKR-së, pritet që nënkryetari i AKR-së dhe njëherësh kryetar i Mitrovicës të kaloj në Lëvizjen Vetëvendosje.
Ndryshe, Agim Bahtiri ka qenë personi më insistues brenda AKR-së që të shkohet në koalicion parazgjedhor me Vetëvendosjen, parti me të cilën është në koalicion në Mitrovicë.
Kujtojmë se në fund të marsit VV dhe AKR kishin lidhur koalicion në Mitrovicë, që në zgjedhjet e ardhshme lokale të garojnë me një kandidat të përbashkët për kryetar komune.
Lajmi.net ka tentuar ta kontaktoj Agim Bahtirin, por ai nuk e ka hapur telefonin. /Lajmi.net/

