BallinaLajmePse vezët nga Shqipëria po shiten më lirë në Kosovë

Pse vezët nga Shqipëria po shiten më lirë në Kosovë

Të ngjajshme

Dy gjigantët anglezë kontaktojnë me agjentin e lojtarit 50-milionësh të Realit

Real Madridi është përballur shpesh me interesim nga Premierliga...

Edmond Hajrizi emërohet Zëvendëspresident i Organizatës Evropiane për Cilësi

Lideri i Kosovës në edukim, inovacion dhe menaxhim të...

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj personit që dyshohet se vrau vëllain e tij në Pejë

Prokuoria Themelorë në Pejë, ka bërë kërkesë për caktimin...

Sunderlandi i Xhakës fitues në derbin ndaj Newcastles në minutat e fundit

Sunderlandi ka arritur fitoren e tyre më të rëndësishme. Ata...

Një pako vezësh e importuar nga Shqipëria kushton 1 euro e 50 cent, ndërsa në Shqipëri çmimi i vezëve është edhe njëherë më i lartë, që arrin shumën mbi 3 euro.

Çmimi kaq i ulët i shitjes së vezëve në Kosovë përbën shqetësim për Shoqatën e Shpendtarëve të Kosovës.

Sipas kryetarit Agim Sahiti, ky çmim tregon edhe cilësinë që mund ta kenë vezët e importuara nga Shqipëria, andaj Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë duhet t’ia bëjë analizat e domosdoshme secilës vezë, raporton KTV.

Por, zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi, ka thënë se çmimin nuk e përcakton Agjencia, ndërsa janë bërë të gjitha analizat e duhura.

Shoqata e Shpendtarve është shprehur se do të kërkojë takim edhe me zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë, pasi që ndonëse marrëveshja për tregti të lirë e ndalon dampingun, në rastin e vezëve nga Shqipëria kjo po ndodh. Damping nënkupton shitjen e prodhimeve jashtë vendit me çmime më të ulëta se sa në tregun vendor.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz