back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaRegjionaleDrenasNesër, dita e dëshmorëve dhe e çlirimit të Drenasit

Nesër, dita e dëshmorëve dhe e çlirimit të Drenasit

Të ngjajshme

Veteranët ia mësyjnë Hagës për protestën e nesërme

Në portin Durrës-Bari, shumë veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të...

Ka një detaj që të tregon menjëherë nëse këpucët me taka do të të vrasin

Blerja e këpucëve të reja shpeshherë është si lotari....

Shqipëria hap katër kapituj të rinj negociatash për anëtarësim në BE më 16 shtator

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur...

AAK gati për nisjen e fushatës zgjedhore

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të nisë...

Drenica në përgjithësi dhe Drenasi ne veçanti, janë ndër vendet që dhanë dhe sakrifikuan shumë për lirin, të cilën ne sot po e gëzojmë.

Vuajtje, burgosje, përdhunime, vrasje dhe maltretimet nga më të ndryshme, u bënë mbi popullatën civile shqiptare nga okupatori serb, shkruan drenicapress.info

Duke mos u pajtuar asnjëherë me pushtuesit nga Drenasi ranë shumë dëshmorë e komandant të çmuar, mbetën invalid shumë luftëtarë të lirisë, u prangosën dhe u maltretuan shumë qytetarë, u përdhunosën dhe u zhdukën shumë civil. Mirëpo, të gjitha këtyre vuajtjeve dhe maltretimeve u erdhi fundi, falë luftës çlirimtare të UCK-së, si dhe bombardimeve të NATO-së mbi okupuesit serb.

Dita e 14 qershorit mbetet në histori dhe në mendjen e çdo qytetari të Drenasi, në këtë ditë nuk mund të dëgjosh asgjë tjetër, përveç fjalë “liri”.

Për të bërë këtë ditë sa më madhështore, për të nderuar të gjithë të rënët dhe luftëtarët e lirisë, dita e dëshmorëve dhe e çlirimit të Drenasit është e mbushur me shumë aktivitete.

Aktivitet e komunës së Drenasit për ditën e nesërme, më 14 Qershor 2017 fillojnë  nga ora 9:00, ku do të bëhen homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Gllanasellë, Likoshan, Polac, Morinë, Abri, Negroc, Çikatovë e Vjetër, Vërboc dhe Shtuticë.
Nga ora 11:00-11:30 – Mbajtja e Seancës Solemne në Sallën e Kuvendit të Komunës së Drenasit.
Nga ora 11:30 – Fillojnë aktivitetet kulturore nga nxënësit e shkollave
Nga ora 16:00 – Koncert i grupit të fëmijëve të SHKA “Shotë Galica” dhe nxënësve të shkollave.
Nga ora 18:00 – Manifestimi qendror, program festiv në Sheshin “Fehmi Lladrovci” dhe do të përmbyllen aktivitetet me shpërndarjen e mirënjohjeve të ndryshme /Drenica Press/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz