back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeSa deputetë duhet t’i ketë AAK, që Haradinaj të jetë kryeministër

Sa deputetë duhet t’i ketë AAK, që Haradinaj të jetë kryeministër

Të ngjajshme

Çka ndodhi me Justin Bieber? Performon lak*uriq në “Grammy Awards”

Justin Bieber shkaktoi bujë me performancën e tij në...

Icardi te Juventusi? Spalletti ia mbyll derën: Solli disa probleme kur isha trajner i tij!

Pas përfundimit të ndeshjes ndaj Parmës, trajneri i Juventusit,...

Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përfundimtare

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në rifillimin e...

Berberi u plagos me armë në Lezhë, policia shqiptare jep detaje

Policia ka dalë me një deklaratë zyrtare në lidhje...

Gjatë ditës së sotme media të ndryshme kanë raportuar se Ramush Haradinaj duhet t’i ketë 12 deri në 15 deputetë nga radhët e partisë së tij (AAK në mënyrë që të arrijë të marr mandatin nga partneri i madh PDK, për formimin e Qeverisë.

Por, një gjë e tillë është mohuar nga nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i cili ka thënë se kjo nuk qëndron.

Numri i deputetëve të subjekteve anëtarë të koalicionit nuk ka asnjë lidhje me përcaktimin e mandatarit”, ka thënë Krasniqi për Indeksonline.

“Ramush Haradinaj është kandidati ynë i përbashkët për kryeministër dhe kjo nuk ndryshon pavarësisht sa kandidatë të AAK-së fitojnë mandate për Kuvendin e Kosovës”, ka theksuar Krasniqi.

Ndryshe koalicioni PDK-AAK-NISMA në zgjedhjet nacionale të 11 qershorit ka marrë rreth 34% të elektoratit. Ky koalicion pritet t’i ketë rreth 40 mandate në legjislaturën e ardhshme.

Të Fundit

Sport

ShowBiz