back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeJa si u votua PDK-ja në Pejë, vendlindja zhgënjen keq Hajredin Kuçin...

Ja si u votua PDK-ja në Pejë, vendlindja zhgënjen keq Hajredin Kuçin (Dokument)

Të ngjajshme

Aksident në Shakovicë të Podujevës, lëndohen katër persona

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00...

“Kamishi” dorëzon dy ankesa në PZAP

Bekim Haxhiu-Kamishi, kandidati i PDK-së në zgjedhjet e fundit...

Bie vlera e arit dhe argjendit

Një rënie e çmimeve të arit dhe argjendit u...

Zelensky pret vazhdimin e bisedimeve trepalëshe, Rusia shton sulmet vdekjeprurëse

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se...

Krahasuar me vitin 2014, në zgjedhjet parlamentare, Hajredin Kuçi kishte fituar vetëm në komunën e Pejës 12 mijë e 990 vota, derisa këtë vit, në zgjedhjet parlamentare të 2017-s po ky i njëjti mori dukshëm më pak vota.

Sipas dokumentit të siguruar nga Gazeta Express, shihet qartë se Hajredin Kuçi në vendlindjen e tij në Pejë, u votua shumë më pak se në zgjedhjet e kaluara.

Në vitin 2014, Kuçi mori gjithsej 12 mijë e 990 vota nga vendlindja e tij, derisa në zgjedhjet e 11 qershorit 2017, Peja zhgënjeu Hajredin Kuçin duke i dhënë vetëm 893 vota.

Sipas dokumentit, kandidati më i votuar në Pejë del të jetë Kadri Veseli me gjithsej 3 mijë 345 vota.

Kandidati më i votuar në Pejë në këto zgjedhje të fundit, pas Kadri Veselit është Xhavit Haliti me gjithsej 2 mijë e 934 vota.

Në zgjedhjet e kaluara, kujtojmë se Partia Demokratike e Kosovës kishte marrë 222 mijë vota në gjithë territorin e Kosovës, si parti e vetme që kishte hyrë në garë.

Ndërsa, në zgjedhjet e 11 qershorit PDK bashkë me AAK-në dhe Nismën kanë fituar deri më tani 14 mijë e 602 vota, apo përqindje 36,52. /GazetaExpress/

Të Fundit

Sport

ShowBiz