Garë e ngushtë po zhvillohet në vendlindjen e kreut të PDK’së, Kadri Veslit. Aty partia e tij, vazhdon t’i prijë zgjedhjeve të mbajtura dje në Kosovë.
Koalicioni i iniciuar nga Kadri Vesli, PDK-AAK-Nisma, ka gjithsejtë 36,52 për qind të votave, pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 36.23 për qind të votave.
Ndërkohë që disfatë në këtë komunë po pëson AKR’ja e cila është në koalicion me LDK’në e Alternativën. Kjo parti deri më tani ka marrë 22, 58 për qind të votave.
E Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka numëruar rreth 95 për qind të votave.
