BallinaSportZbulohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Turqisë

Zbulohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Turqisë

Të ngjajshme

Vitia premton: Qytetarët e Ferizajt brenda 30 muajsh bëhen me spital të ri

Pas mbledhjes së Qeverisë, në konferencë për media dolën...

Kapet shoferi që me makinë goditi 11-vjeçaren nga Shkupi

Policia e ka gjetur drejtuesin e automjetit që më...

Rritje e remitencave, 1.4 miliardë euro hynë në Kosovë gjatë vitit 2025

Remitencat në Kosovë gjatë vitit 2025 kanë arritur vlerën...

Kryediplomatja e BE: Na duhet një dalje nga kjo luftë, jo përshkallëzim në Lindjen e Mesme

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja...

Albert Bunjaki, trajneri i Kosovës, tashmë e ka ndarë mendjen se si do të luajë ndaj Turqisë, e cila luhet sonte në stadiumin e Shkodrës ‘Loro Boriçi’. Ai pritet të startoj me sistemin 4-1-4-1.

Porta do t’i besohet Samir Ujkanit ndërsa në mbrojtje do të paraqiten Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani, Alban Pnishi dhe Fidan Aliti.

Para mbrojtjes si mesfushor mbrojtjes do të luajë Enis Alushi gjersa para tij do të renditen Hekuran Kryeziu, Valon Berisha, Arber Zeneli gjersa trajneri Albert Bunjaku, ka vetëm një dilemë, të luajë në mesfushë me Herolind Shalën apo Donis Avdijajn.

E sigurt është që në fazën sulmuese do të jetë Atdhe Nuhiu, i cili realizoi golin e vetëm për Kosovën në takimin kundër Islandës. /Telegrafi/

Formacioni 4-1-4-1

Ujkani

Vojvoda, Rrahmani, Pnishi, Aliti

Alushi

Kryeziu, Valon Berisha, Shala (Avdijaj), Zeneli

Nuhiu

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz