BallinaLajmeLDK: PDK po krijon panik te qytetarët dhe po thyen heshtjen zgjedhore

LDK: PDK po krijon panik te qytetarët dhe po thyen heshtjen zgjedhore

Të ngjajshme

Kapet duke kaluar ilegalisht kufirin, ndalohet shtetasi i Serbisë

Një shtetas i Serbisë është ndaluar të enjten në...

Presidentja Osmani uron Fitër Bajramin: Festë që forcon bashkimin dhe solidaritetin në Kosovë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka takuar në Bashkësinë...

Gjiganti anglez përgatit ofertën për Camavingën

Afati kalimtar i kësaj vere pritet të jetë shumë...

Tërnava: Politikanët janë bërë për “hajmali”, duhet të tejkalohet ngërçi politik

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim ef. Tërnava,...

Meryl Streep dhuron mbi 10 milionë dollarë për Muzeun e Grave në Uashington

Aktorja e njohur amerikane Meryl Streep ka dhuruar mbi...

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dënon ashpër tendencën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) që nëpërmes zyrtarit të saj Blerand Stavileci, ditën e zgjedhjeve, po përhapë dezinformata për gjoja lëvizjen e ushtrisë së Serbisë në drejtim të Kosovës dhe në këtë mënyrë po krijon panik në ditën e zgjedhjeve.

Kjo është një tendecë e hapur e PDK-së për të krijuar panik te qytetarët dhe për të ndikuar drejtpërdrejt në procesin zgjedhor, kinse sovraniteti i shtetit është në rrezik.

Fatkeqësisht në këtë rast është përfshirë edhe transmetuesi publik, Radio Televizioni i Kosovës (RTK), i cili po shkel standardet profesionale të raportimit të pavarur dhe në tri ditët e fundit, ngjashëm me PDK, po përhap panik te qytetarët për gjoja rrezikun që po vjen nga Serbia.

Ne ju bëjmë thirrje qytetarëve që të votojnë të qetë, pasi që nuk ka asnjë rrezik për sigurinë nacionale sepse për këtë përkujdesen organet tona të sigurisë dhe paqeruajtësit e KFOR-it.

PDK nëpërmes Stavilecit, sot hapur ju ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë për koalicionin e tyre, duke bërë shkelje të rëndë të rregullave zgjedhore.

LDK fton monitoruesit ndërkombëtarë që të evidentojnë këto shkelje ndërsa nga prezenca ndërkombëtare në Kosovë, kërkon që të ushtrojnë ndikimin e tyre te PDK që të mos dëmtojë këtë proces zgjedhor dhe t’i lëmë sovranit të vendosë për fatin e tij.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz