BallinaTeknologjiFacebook, krijon hartën e katastrofave

Facebook, krijon hartën e katastrofave

Të ngjajshme

Punëtorët e “Prishtina Parking” protestojnë, por çfarë u paralajmërua tutje?

Punëtorët e “Prishtina Parking” kanë protestuar për të kërkuar...

Dy kandidatë kanë aplikuar për postin e kryetarit të KRRE-së

Aco Ristov dhe Shamil Rexhepi janë dy kandidatët që...

Keq për Blutë e Londrës, Reece James mungon ndaj PSG-së

Skuadra e Chelseat sot ka marrë një lajm aspak...

Një vit pas tragjedisë, plagët e Koçanit thellohen

Kjo është data dhe ora që e ndryshuan përgjithmonë...

Guardiola tregon se si Man City mund ta përmbysë Realin

Nesër mbrëma do të zhvillohet ndeshja e kthimit e...

Facebook fuqizon edhe më shumë mjetet e saj të ndihmës në raste fatkeqësish natyrore. Pas Safety Check, me të cilin përdoruesit mund të qetësonin miqtë e të afërmit për kushtet ku ndodheshin, vjen edhe harta e katastrofave, e përdorur nga organizatat që duhet të çojnë ndihmën e shpejtë.

Funksioni shfrytëzon të dhënat agregate, anonime, që përdoruesit kanë zgjedhur të shpërndarjne në rrjetin social për të furnizuar një ‘fotografi’ se sa njerëz ndodhen në një vend, në zona për shembull të goditura nga ndonjë tërmet apo përmbytje, shpjegon Facebook. Mbi këto harta kompania po punon, me testet e para, bashkë me organizata të ndryshme ndërkombëtare, mes të cilave Unicef, Kryqi i Kuq dhe Programi botëror për Ushqimin, që respektojnë standardet e privatësisë, transmeton tch.

Të dhënat vijnë nga përdoruesit e Facebook në celularë që kanë zgjedhur të shpërndajnë me rrjetin social pozicionin gjeografik. Përmes hartave të katastrofave Facebook shpërndan eme këto organizata tre lloj informacionesh.

Një për Safety Check dhe shfrytëzon informacionin e thënë nga njerëzit që gjenden në vendet e katastrofave për të treguar në mënyrë anonime, ku ndodhet pjesa më e madhe apo më e vogël e njerëzve që janë shëndosh e mirë. E dyta, funksioni shfrytëzon të dhënat mbi densitetin e njerëzve në atë vend, para, gjatë dhe pas krizës dhe e treta, informacioni është drejtimi mbi të cilin po lëvizin njerëzit për të koordinuar më mirë ndihmën.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz