BallinaTeknologjiSamsung do të prodhojë 80 milion ekrane për iPhone 8

Samsung do të prodhojë 80 milion ekrane për iPhone 8

Të ngjajshme

Për ta ngushëlluar për vdekjen e nënës, Veiga golin ia dedikoi Thiago Silvas

Porto ka arritur një fitore të rëndësishme me rezultat...

Messi i zhgënjyer me anulimin e Finalissimas, e kishte një dëshirë

Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, ka mbetur thellësisht i...

34 aksidente trafiku e mbi 1800 gjoba trafiku brenda 24-të orëve

Policia e Kosovës në raportin e saj 24-të orësh...

Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve...

Samsung do të prodhojë 80 milion ekrane OLED për iPhone 8 deri në fund të vitit dhe si rezultat gjenerata e re e iPhone do të fillojë shitjet më vonë sesa zakonisht.

Sipas një raporti të DigiTimes i cili citon burime të besueshme në zinxhirin e furnizimit të Apple, Samsung dhe jo vetëm por disa prodhues të tjetër kanë filluar punën për prodhimin në masë të ekraneve për iPhone 8 dhe iPhone 7S, raporton pcw.al

Vetëm porositë e Apple do të zënë gjysmën e kapaciteteve të Samsung për të paktën gjashtë muajt e ardhshëm. Përpara fundit të vitit Apple synon të shesë të paktën 50 milion iPhone 8.

DigiTimes vazhdimisht ka publikuar informacione të sakta sa i përket zinxhirit furnizues të Apple. Parashikohet se iPhone 8 do të ketë ekran OLED pa skaje 5.1 inç. Gjithashtu besohet se skaneri i shenjave të gishtërinjve do të jetë i integruar në ekran.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz