back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmePresidenti: Nesër votohet se çfarë drejtimi merr Shteti

Presidenti: Nesër votohet se çfarë drejtimi merr Shteti

Të ngjajshme

Anthony Martial përfundon në Meksikë

Dikur u transferua me shumë bujë te Manchester United,...

Latte i vlefshëm sa një Bitcoin: Si ta blesh këtë pije përmes satoshive

Bitcoini nuk ka pse të jetë “gjithçka ose asgjë”....

Simon Jordan paralajmëron Chelsean për ndëshkim pas 74 akuzave

Chelsea është përballur me 74 akuza nga Federata e...

Policia sekuestron pesë thasë drogë në Mirditë, shpallen në kërkim tre persona

Policia në Shqipëri ka sekuestruar pesë thasë me të...

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, përsëri ka publikuar një video mesazh, përmes të cilit ka thënë se qytetarët nesër duhet të votojnë dhe të përcaktojnë çfarë drejtimi do të marrë Shteti.

“Vota juaj është thelbi i demokracisë, e cila përcakton se në çfarë drejtimi do të shkojë vendi ynë. Nesër, të gjithë ju që keni të drejtën e votës, dilni dhe votoni për të ardhmen tuaj, votoni për familjet tuaja, votoni për konsolidimin e shtetit dhe votoni për të ardhmen euroatlantike të vendit”, ka thënë ai.

Presidenti ka folur edhe për të rinjtë dhe ata që votojnë për herë të parë duke thënë se ata duhet të votojnë për ndërtimin e Shtetit të Kosovës.

Shefi i Shtetit ka falënderuar vëzhguesit ndërkombëtarë për vëzhgimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“Falënderoj edhe njëherë të gjitha institucionet, KQZ-në, Policinë e Kosovës, OSBE-në, mediat, shoqërinë civile, BE-në dhe vëzhguesit nga BE-ja dhe nga PE-ja, ambadadat e shumta që janë angazhuar të garantojnë një proces elektoral të drejtë dhe të suksesshëm”, ka shkruar Presidenti në FB dhe ka publikuar videon e bërë pas nisjes se fushatës zgjedhore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz