BallinaRegjionaleDrenasXhavit Drenori: Nuk bëhem deputet pa lënë së paku 10 asamblista

Xhavit Drenori: Nuk bëhem deputet pa lënë së paku 10 asamblista

Të ngjajshme

Kadidati për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Xhavit Drenori përmes një postimi në facebook ka thumbuar të parin e Drenasit, duku ju drejtuar me shprehjen: Kryetar, ke nisë mu “ç’gardhu”

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Xhavit Drenorit

Kryetar, ke nisë mu “ç’gardhu”.

E pate nisë mirë. Ke fillu me e leshu më të madhe.

Fotoja e parë e forcon edhe njëherë qendrimin tim në fushatën e vitit të kaluar se rregull dhe rend në Drenas do të sjellësh vetëm për të “ligin” dhe të “pa mbrojturin” nga politika.

Këto shtylla të vendosura nga taksat e qytetarve tanë, ka që një kohë që janë demuluar dhe aty kalojnë çdo ditë vetura si në “bahqe të babes”.

Në anën tjetër, gjysma e adminsitratës komunale dje u pa në tubim zgjedhor të PDK-së në orarin e punës duke lënë qytetarët pa sherbime.

Edhe duhani në hapsira të mbyllura të disa kafeterive e restauranteve (të haverave Tu) po konsumohet lirshem.

Pata mendu qe e ke seriozisht dhe je i vendosur që rregullin (sado simbolik) në Komunën tonë, do ta vazhdosh!

Dje, e enjte, u kujdese që në orarin kur kisha tubim elektoral (i lajmëruar dhe mbajtur konform ligjit), i thirre bizneset në takim në të njëjtin termin.
Në fakt nuk do ta kisha përmend, sikur mos të ishte një fakt i shëmtuar që bërë paraprakisht: i detyrove zyrtarë të adminsitratës që jashtë kontratës së punës që kanë me komunën tonë, të shkojnë derë me derë tek bizneset (tek disa edhe dy herë) dhe personalisht t’u dërgojnë lajmërimin, praktikë kjo që asnjëherë më parë nuk është ndjekur nga Ti ose paraardhësit e Tu.

U pata gëzu sinqerisht me disa veprime konkrete (ato të lartcekura) dhe nuk hezitova të ofroj bashkpunimin e sinqertë nga pozicioni i asamblistit, e gjithë kjo, për të mirën e qytetarëve të Drenasit.

Nejse, dalngadal po e heqë masken dhe mirë po bën, sepse Drenasit nuk i duhen njerëz me maska.

Shihemi në betejën e radhës në Tetor, pa marrë marrë parasysh e marr apo jo mandatin e deputetit.

E që besa deputet në kuvendin e Republikës së Kosovës nuk do të shkoj pa lënë së paku 10 asamblista / Drenora në asamblenë komunale në Drenas dhe në kordinimim të plotë me ta do të vazhdojmë pa kompromis të ndikojmë në mirëqeverisjen e këtij vendi, përmes zyrës që do të hapim edhe zyrtarisht.

Me të mira Kryetar.

Xhaviti

Image may contain: sky and outdoor

No automatic alt text available.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz