Komentuesi politik, Avni Zogiani, është shprehur skeptik mbi raportimet për vrasjen e terroristit më të njohur shqiptar, Lavdrim Muhaxheri.
Sipas tij, lajmi për vdekjen e tij është bërë qëllimisht nga mekanizma të pushtetit për të frikësuar qyetetarët në këtë kohë zgjedhjesh.
Ja çfarë shkruan Zogiani:
Veni re! – mbasi per te saten here u vra Lavdim Muhaxheri, po ndodhe pikerisht ajo qe pritej…. hapi tjeter i propagandes zyrtare eshte, “kujdese nga hakmarrja”. Sigurisht, tu e pa qe keto tubimet zgjedhore fort jane kah i befasojne partite e pushtetit, me numer te vogel te pjesemarrjes, tashti krijohet nji atmosfere pasigurie ne menyre qe njerezit qe duan me ndryshue politiken mos me u angazhu ne manifestime publike te vullnetit te tyre.
Ju kujtohet, me 2014, qe shmange perballimi me turn outin e dobet te manifestimeve me ate incidentin ne Termocentral ku qe vra nje punetore e qe shpalle dite zie ne kulmin e fushates zgjedhore….
Per ta mbushur eterin me frike sigurisht qe tashme po kujdesen gazetat e gazetaret e partive te pushtetit, te cilet po funksionojne veç si sherbime kunder-informimi….