back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaLajmeShpend Maxhuni takohet me përfaqësues të lartë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare

Shpend Maxhuni takohet me përfaqësues të lartë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare

Të ngjajshme

Raportohet për një aksident në autostradën Elez Han-Ferizaj-Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën Elez Han-Ferizaj-Prishtinë. RTV21...

KQZ rikujton të drejtat e subjekteve politike gjatë fushatës zgjedhore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka rikujtuar të drejtat...

Plagosja e “Gucci-t të TikTok-ut”, shpallen në kërkim 3 persona

Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim 3 persona...

Sot me 8.6.2017 në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës u mbajt një takim lidhur me angazhimin e Policisë së Kosovës në implementimin e planit policor për “Zgjedhjet e parakohshme parlamentare 11 qershor 2017”.

Në takimin e ftuar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Shpend Maxhuni morën pjesë znj. Valdete Daka, kryetare e KQZ-së, znj. Laura Pula nga Prokuroria e Shtetit, z. Jan Braathu shef i misionit të OSBE-së, përfaqësues të lartë nga KFOR-i, EULEX-i dhe Misionit Evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë.

Po ashtu pjesë e këtij takimi të rëndësishëm ishin zëvendësdrejtorët e PK-së, drejtorët e departamenteve si dhe të gjithë drejtorët e drejtorive rajonale të Policisë së Kosovës të angazhuar me plan.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Maxhuni i njoftoi të pranishmit lidhur me planifikimet, vlerësimet dhe angazhimet e Policisë së Kosovës në ofrimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, si një proces mjaft i rëndësishëm për vendin.

Drejtori Maxhuni ndër të tjera tha se krijimi i një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe mbajtja e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para, gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve, është primare për Policinë e Kosovës.

Z. Maxhuni kërkoi nga eprorët e lartë policorë që të gjitha detyrat dhe plani policor për ditën e zgjedhjeve të realizohet me profesionalizim dhe me përkushtim të lartë.

Njëkohësisht nga të pranishmit u diskutua edhe rreth inicimit dhe procedimit të çdo vepre penale kundër të drejtës së votimit dhe ndërmarrjes së të gjitha masave procedurale/penale ndaj çdokujt që bie ndesh me ligjet e vendit që rregullojnë/sanksionojnë veprimet e kundërligjshme ndaj zgjedhjeve të lira dhe demokratike në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit sipas planeve të veprimit dhe marrëveshjeve paraprake të bazuara në ligj.

Gjithashtu në këtë takim nga të gjithë të pranishmit u diskutua për angazhim të plotë në gjithë territorin e vendit duke përfshirë edhe veriun, me qëllim të ofrimit të sigurisë për t’iu mundësuar të gjithë qytetarëve të vendit të ushtrojnë të drejtën e votës pa ndikime dhe pa pengesa.

Të pranishmit u siguruan se Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore në mënyrë profesionale, transparente dhe të pa anshme karshi qytetarëve dhe vendit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz