back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaLajmeGazetarja më e bukur në Kosovë kritikon Arbana Xharren: Mos i përqesh...

Gazetarja më e bukur në Kosovë kritikon Arbana Xharren: Mos i përqesh gratë, por fuqizoj ato!

Të ngjajshme

Ish-lojtari i Wolvesit ndërron jetë në aksident me makinë

Futbollisti i njohur, Ethan McLeod ka ndërruar jetë në...

Alcaraz njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Ferrero

Carlos Alcaraz ka njoftuar një ndarje tronditëse nga trajneri...

Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

Është ekstraduar nga Zvicra në Kosovë, i dyshuari që...

Gazetarja më e bukur në Kosovë Erëza Vela ka reaguar ndaj Arbana Xharrës, cila dje ironizoi me kryetaren e Gjakovës, Mimoza Kusari.

Vela ka thënë se Xharra si politikane duhet t’i fuqizoj gratë dhe jo ti përqeshë ato.

Ajo shkruan në Facebook:

Fakti qe e kam perkrah Arbanen publikisht ne shume raste, me obligon dhe me jep lirine edhe me e kritiku kur mendoj qe nuk ka te drejte, prandaj po e them qe tani, si politikane, eshte koha qe ajo te filloje te fuqizoje grate e te ndalet se perqeshuri ato! Per me teper e ka obligim moral, meqe sa ishte kendej, pothuajse cdo grua e perkrahi ate si gazetare, ndersa ajo, shume rralle, per te mos thene kurre, nuk perkrahi ndonje grua tjeter. Per me teper, ne shume raste, keqshfrytezoi lirine e fjales dhe ndikimin e saj per me perqesh, gjyku, poshteru e nencmu mijera gra per zgjedhjet e tyre:

– Perqeshi e peruli profesionalisht e personalisht Presidenten Jahjaga.
– Nencmoi Alma Lamen kur morri postin e ambadadores, duke i thene u shite.
– Poshteroi Mimoza Kusarin, duke e akuzuar ne periudhen me sensitive te nje gruaje, ate te pas-lindjes, duke e ofenduar vrazhde pasi kjo e fundit kishte zgjedh me e vazhdu punen dhe kohe pas kohe me e marre djalin ne zyre. I dha epitete nga me poshterueset.
– Perqeshi Mimoza Ahmetaj ne diten kur ajo u zgjodh Ministre e Integrimeve, duke i’a publiku nje foto me veshje tradicionale te nuserise, me pershkrimin: “a shkohet keshtu ne Evrope”.
– Perqeshi ballon pranverore te Aferdita Saracinit dhe te gjitha grate qe ishin prezente aty.
– Perqeshi ballon tradicionale te Aferdita Pacarades dhe te gjitha grate qe ishin prezente aty.
– Poshteroi gra te mbuluara duke i fotografuar ne rruge e duke ua cenuar privatesine.
– Perqeshi gra qe e duan moden e grimin.
– Perqeshi gra qe bene intervenime estetike.
– Refuzoi me u bashku ne kampanjen per fuqizimin ekonomik te gruas, #edhetimundesh – ne te cilen u bashkuan shume personalitete, duke perfshi edhe komisioneren Lunacek.

Keto jane disa nga rastet qe mua mu kujtuan. Kjo liste mund te jete edhe me e gjate, mirepo nje gje eshte e sigurte: cilado femer tjeter te ishte sot ne vendin e Arbanes, presionin me te madh social e lincimin e perqeshjen me te madhe publike do ta kishte nga vet Arbana, prandaj, ajo duhet te bej shume pune qe t’a meritoje perkrahjen e grave, ne vend se te vazhdoje te perqeshe koleget e saj deputete e politikane./Drenicapress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz