Pranvera ka nisur në mënyrën më të mirë për fshatin Makërmal të Skenderajt.
Në këtë fshat ditë më parë u vë gurthemeli për ndërtimin e një shkolle, shumë e nevojshme për nxënësit e këtij fshati.
Kurse nga sot banorët e fshatit Makërmal, problemin e rrjetit elektrik të fshatit nuk do ta kenë më pasi tashmë ka përfunduar rrejeti i ri elektrik në kët fshat. Rregullimi i rrjetit elektrik ka qenë kërkesa kryesore e banorëve të Makërmalit drejtuar institucioneve lokale të Skenderajt dhe prioritet i Komunës.
Komuna e Skenderajt duke parë më vëmendje këtë problematikë ka insituar në vazhdimësi te KEDS që në Makërmal të rregullohet rrjeti elektrik. Falë bashkëpunimit të Komunës së Skenderajt dhe KEDS, me banorët e Makërmalit problemi me shpërndarjen e energjisë elektrike në këtë fshat është zgjidhur.
