Policia e Kosovës ka raportuar se në rrugën “Ilaz Kodra” të Skenderajt ka ndodhur një aksident.
Sipas policisë një i dyshuari mashkull K-Shqiptar derisa ishte duke drejtuar automjetin VË Golf 5 nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur këmbësorin–viktimën mashkull K-Shqiptar.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës./Drenicapress/