back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeE konfirmon policia: Autobusi me policë u sulmua nga disa të mitur

E konfirmon policia: Autobusi me policë u sulmua nga disa të mitur

Të ngjajshme

Momenti kur Graniti i propozon Melindës (video)

Këngëtarja e njohur Melinda Ademi ka ndarë me ndjekësit...

Vazhdojmë për Skenderaj, filloj nga Rezalla

Në Rezallë u mbajt sonte një tubim madhështor me...

Kosovari arrestohet në Gjermani dhe dëbohet, kishte disa urdhër-arreste

Një kosovar është arrestuar më 15 shtator nga Policia...

AI mund t’u ofrojë grave “dy në një” kontroll për kancerin e gjirit dhe sëmundjet e zemrës

Teknologjia e inteligjencës artificiale mund të revolucionarizojë mënyrën se...

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani thotë se autobusi i linjës së rregullt i zyrtarëve policor është sulmuar të martën në orët e mbrëmjes.

Ai për Periskopi.com thotë se nuk ka të lënduar dhe sipas informatave të para që kanë autobusi dyshohet se u sulmua nga persona të mitur dhe kryesisht me vezë.

“Mund të konfirmojmë se, në orët e mbrëmjes person/a të dyshuar, që dyshohet se janë të mitur, kanë gjuajtur kryesisht me vezë autobusin e Policisë së Kosovë i cili barte në linjë të rregullt zyrtarët policor. Autobusi ka qenë duke qarkulluar në magjistralen Podujevë-drejtimi i Prishtinës, afërsisht në hyrje të Prishtinës (Vranjevc), ku ka ndodh rasti. Nuk raportohet për të lënduar, përderisa rasti është duke u hetuar”, thotë ai. / Periskopi

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz