back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaSportPresidenti Erdoğan bisedime diplomatike për Katarin

Presidenti Erdoğan bisedime diplomatike për Katarin

Të ngjajshme

Drenas – kërcënoi një femër përmes telefonit, policia arreston një person

  Policia e Kosovës ka arrestuar më 15 dhjetor 2025...

Mbretëria e Bashkuar do t’i ribashkohet skemës studentore “Erasmus”

Mbretëria e Bashkuar do të ribashkohet me skemën e...

Rama në Bruksel, takim me presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruksel, për të...

“Zbulova miqtë e vërtetë”, Veliaj reagon nga qelia në 46-vjetorin e lindjes

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në 46-vjetorin e lindjes...

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan edhe sot ka vazhduar bisedimet telefonike të nisura ditën e djeshme me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje për tensionet e përjetuara në lidhje me çështjen e Katarit në Gadishullin Arabik, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet presidenciale mësohet se presidenti Erdoğan, në këtë kuadër ka zhvilluar biseda telefonike me presidentin francez Emmanuel Macron, presidentin indonizian Joko Widodo, Mbretin e Bahreinit Hamad bin İsa El Halife, Mbretin Abdullah II të Jordanisë, kryeministrin e Libanit Saad Hariri dhe kryeministrin e Malajzisë Nexhip Tun Abdurrezzak.

Në bisedime duke rikujtuar se çështjet e rajonit duhet të zgjidhen me dialog dhe diplomaci Erdoğan ka theksuar se Turqia është e gatshme të ofrojë çdo lloj kontributi për uljen e tensioneve.

Presidenti Erdoğan, edhe ditën e djeshme në lidhje me këtë çështje zhvilloi bisedime me Emirin e Katarit sheikun Temim bin Hamad El Sani, presidentin e Rusisë Vladimir Putin, me emirin e Kuvajtit sheikun Sabah El Ahmed El Sabah dhe mbretin e Arabisë Saudite Selman bin Abdulaziz El Suud.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz