back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmePolicia e Kosovës realizon operacion kontrolli policor në autostradë për mjete të...

Policia e Kosovës realizon operacion kontrolli policor në autostradë për mjete të rënda transport

Të ngjajshme

Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP (Video)

Limi ka zbuluar arsyet se pse ka ndërprerë rrugëtimin...

Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët për dy aktivitete...

Liverpooli më në fund fiton në Premierligë, e mposht bindshëm Newcastlen

Liverpooli ka arritur fitoren e parë në Premierligë për...

Limi lë shtëpinë më të madhe në vend (VIDEO)

Banori i Big Brother VIP Kosova, Limi, ka lënë...

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia e Komunikacionit e Autostradës (NJKA) në vazhdën e punëve operative ka realizuar planin operativ ‘Mjetet e Transportit 2017’, operacion ky i cili ka filluar nga data 29.05.2017.

Plani Operativ është realizuar në autostradat ‘’Ibrahim Rugova’’ dhe ‘’Arbër Xhaferi’’ dhe ka pasur për fokus kontrollimin e mjeteve të rënda të transportit (kamionëve, maunave). Kontrolli policor është fokusuar, por nuk është kufizuar vetëm në: kontrollimin e gomave të automjeteve të rënda transportuese, bartjen (transportin) e gjësendeve të pambuluara (rimorkio të pa mbuluara),  regjistrimi i këtyre mjeteve etj.

Gjatë realizimit të operacionit policor janë kontrolluar gjithsejtë 280 mjete të rënda transporti,  prej tyre në 179 raste janë gjetur shkelje të rregullave të trafikut rrugor dhe për pasojë janë shqiptuar po aq gjoba (179), prej tyre 45 gjoba iu janë shqiptuar ngasësve të kamionëve për drejtim të automjetit me goma të vjetruara dhe të dëmtuara.

NJKA do të vazhdojë me hartimin dhe realizimin e planeve operative edhe në të ardhmen me qëllim  parandalimin e aksidenteve të mundshme dhe zvogëlimin e rreziqeve në rrugët e Kosovës. /Drenica Press/

Të Fundit

Sport

ShowBiz