UEFA ka zgjedhur stadiumin në të cilin do të luhet finalja për edicionin 2017/18.
Pas Cardiffit, UEFA ka vendosur që finalja e madhe e Ligës së Kampionëve për vitin 2018 të zhvillohet në Kiev.
Kryeqyteti i Ukrainës në këtë mënyrë do të mirëpresë dy skuadrat që do të arrijnë që të shkojnë në finalen e edicionit të ardhshëm në Olimpiyskiy National Sports.
Stadiumi i Olimpik i Kievit është rikonstruktuar në vitin 2011 për të qenë i gatshëm për Kampionatin Evropian të vitit 2012, ku ishte zhvilluar edhe finalja mes Spanjës e Italisë.
Ky stadium modern ka një kapacitet prej 70.050 ulësesh. /Periskopi/