BallinaRegjionaleDrenasDrenas: Arrestohet në Kishnarekë, Bekim Syla

Drenas: Arrestohet në Kishnarekë, Bekim Syla

Të ngjajshme

Policia e Kosovës ka arrestuar Bekim Sylën, i cili po kërkohej për vrasjen e Ibush Kllokoqit.

Kështu i kanë thënë Gazetës Blic, burime brenda Policisë së Kosovës.

“Arrestimi ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit ne Kishna Rekë të Drenasit”, kanë thënë burime të Gazetës Blic.

Lajmin për arrestimin e Bekim Sylës e ka konfirmuar për Gazetën Blic edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Mund të konfirmojmë se, sot në orët e hershme të mëngjesit Policia e Kosovës bazuar në Aktvendim të lëshuar nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë, ka arrestuar personin e dyshuar B. S. i lindur në vitin 1976. Personi i dyshuar tanimë i arrestuar është dërguar në mbajtje”, tha Kelani për Gazeta Blic.

Bekim Syla ishte në arrati, dhe është i dënuar me 12 vjet burgim në ratsin Bllaca.

Bekim Syla ishte pjesë e Rastit “Bllaca II”, që ishte vazhdimësi e “Bllaca I”, në të cilin, Fahredin Gashi qe dënuar me 18 vjet burg për vrasjen e Salih Gashit, vrasja e të cilit u klasifikua si krim i luftës .

“Bllaca II” filloi në shtator të vitit 2011 për të përfunduar në dhjetor të vitit 2012. U mbajtën mbi 40 seanca, nën akuzë ishin vënë 6 persona: Shpresim Uka, Shaban e Bekim Syla, Driton Hajdari Sadik Abazi, si dhe biznesmeni i dënuari  nga “Blllaca I”, Faherdin Gashi, i njohur edhe si “Faruku”.

Ditën kur u shpallë vendimi, ai ishte arratisur, për faktin se ai dhe disa të akuzuar të tjerë nuk ishin përcjellë me polici për në gjykatë.

Për rastin “Bllaca 2”, Sadik Abazi ishte dënuar me 12 vjet burg, Driton Hajdari me 7 vjet burg, Bekim Syla me 12 vjet, Shaban Syla me 8 vjet dhe Shpresim Uka me 15 vjet burg, për vrasjen e Ibush Kllokoqit dhe për tentim vrasjen e Adem Salihajt.

Aktakuza ndaj tyre ishte ngritur pas denoncimeve publike që i kishte bërë i vetëshpalluri agjent i ish-Shërbimit Informativ të Kosovës, Nazim Bllaca në nëntor 2009.

Gazetës Blic

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz