BallinaLajmeSkenderaj, më 5 qershor nis Festivali i Teatrove për Fëmijëve

Skenderaj, më 5 qershor nis Festivali i Teatrove për Fëmijëve

Të ngjajshme

Irani arreston 25 persona për dyshime se kanë bashkëpunuar me SHBA dhe Izraelin

Ministria e Inteligjencës e Iranit thotë se 23 persona...

​Pastrohet Liqeni i Badovcit, në aksion rreth 150 vullnetarë

Rreth 150 vullnetarë iu bashkuan aksionit, ndërsa 15–20 persona...

Incident në ndeshjen Vjosa-Vushtrria, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar si pasojë e një përleshje...

Organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Teatri i Fëmijëve “Kaçurrela” nga Skenderaj, më 5, 6 dhe 7 qershor 2017 mbahet Festivali i Teatrove të shkollave fillore dhe teatrove për fëmijë “Drenushat 2017”.

Festivali është aktivitet tradicional i DKRS-së në Skenderaj që mbahet çdo vit dhe sjellë për tri ditë rresht para publikut të Skenderajt shfaqje teatrale të fëmijëve të shkollave nga mbarë Kosova dhe shfaqje të teatrove për fëmijë.

Festivali mbahet në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj me fillim nga ora 11:00. Në edicionin e dymbëdhjetë të këtij  festivali pritet të shfaqen 16 shfaqje të ndryshme për fëmijë. Festivali ka karakter garues dhe juria profesionale do të vlerësojë shfaqjet e prezentuara.

Organizatorët e Festivalit e ftojnë publikun artdashës, në veçanti  fëmijët që të jenë pjesë e kësaj ngjarje kulturore të rëndësishme

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz