back to top
Monday, December 15, 2025
BallinaLajmeQindra të rinj në Kaçanik aderojnë në PDK

Qindra të rinj në Kaçanik aderojnë në PDK

Të ngjajshme

Dolce e mohon marrëdhënien me Edin para prime-it: Ishte vetëm njohje

Lidhja e komentuar mes Dolces dhe Eduard Kuçit në...

0 gola në 9 ndeshje, Igli Tare hedh sytë te sulmuesi i Premierligës

Niclas Fullkrug është kthyer në një objektiv serioz për...

Reali kërkon përforcime, Vitinha në listën e madrilenëve

Real Madridi po kalon një periudhë të vështirë dhe...

Qindra të rinj nga Komuna e Kaçanikut kanë aderuar sot në mënyrë solemne në Partinë Demokratike të Kosovës.

Shumica e tyre, të cilët të premten mbrëma iu bashkuan Fillimit të Ri, kanë ardhur nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, në një atmosferë festive, ua ka dorëzuar atyre librezat e anëtarësisë, ndërsa ka siguruar se platforma qeverisëse Fillimi i Ri në thelbin e saj e ka të ardhmen e rinisë – për të punuar dhe jetuar në Kosovë, e jo për të ikur nga vendi.

Veseli u ka thënë atyre se Fillimi i Ri do ta ketë në boshtin e tij fuqizimin e rolit të rinisë dhe të gruas.

Ai, po ashtu, ka pohuar se programi qeverisës do të sigurojë aftësim profesional për të rinjtë, në mënyrë që t’u hapet rrugë në tregun e punës./Ekonomia Online

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz