Fushata zgjedhore është duke vazhduar në tërë Kosovën. Partitë politike me kandidat janë duke zhvilluar takime me simpatizuesit e tyre anë e kënd vendit.
Në një takim në Terstenik të Drenasit, në përkrahje të tyre është parë edhe i pari i Drenasit, Ramiz Lladrovci. Pos kandidatit nga ky vend, Naim Bazaj, në këtë takim kanë marrë pjesë edhe Bislim Zogaj dhe Muharrem Xhemajlaj.
Bazaj në këtë takim ka theksuar:
Në vendlindjen time në Tërstenik, në bastionin më të madh të Partisë Demokratike të Kosovës!
Një Bashki ku gjithë herë ka qenë dhe do të jetë besnik dhe mbështetes i fuqishëm i fillimit të ri. Andaj, i falënderoj përzemërsisht banorët e lagjes sime për përkrahjen e madhe që më bejn.
Do të jem afër juve gjithë herë, do jem zëri juaj.
Jam më shumë se i bindur në fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës.
Qendresa, me 11 Qershor do dëshmoj vetën. Rrugëtimi jonë do të jetë i përbashkët, së vetëm të bashkuar mund të bejm gjera të mëdha!
I juaj Naim Bazaj