back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeMinistria e Arban Abrashit mashtroi, reja e Isa Mustafës u punësua prej...

Ministria e Arban Abrashit mashtroi, reja e Isa Mustafës u punësua prej tyre (Dokument)

Të ngjajshme

Abdixhiku: Ne jemi gati për udhëheqje, besoj se populli do ta vlerësojë LDK-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kandidat për kryeministër...

Zhegrova përfshihet në aksion, Juventusi shënon golin e dytë ndaj Romës

Skuadra e Juventusit ka shënuar golin e dytë ndaj...
- Advertisement -
Gruaja e djalit të Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, ishte thënë se në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale u punësua përmes një projekti me Komisionin Evropian.

Por, kjo ministri, e cila qeverisej prej Arban Abrashit, po del se ka gënjyer në përgjigjen e saj dhënë mediave, sepse ajo ishte angazhuar aty me kontratë për shërbime të veçanta nga vetë ministria.

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Izedin Bytyçi, kishte thënë se përzgjedhja e ekspertëve nuk është bërë nga ministria.

“Është një projekt i mbështetur nga Komisioni Evropian”, kishte thënë sekretari Bytyçi.

Lajmi.net ka siguruar kontratën e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, me nënshkrimin prej sekretarit të Arban Abrashi, të cilën ia kanë bërë gruas së djalit të Isa Mustafës, Edita Bajramit.

Përmes kësaj kontrate për shërbime të veçanta, gruaja e djalit të kryeministrit në detyrë vazhdon të marrë ende pagë mujore prej 494, 75 euro në muaj.

Edita Bajrami është gruaja e Besnik Mustafës, djalit të kryeministrit Isa Mustafa.

Ndërsa, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale drejtohet nga Arban Abrashi, i cili, në të njëjtën kohë, është edhe zëdhënës në detyrë i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Gruaja e djalit të kryeministrit Mustafa është angazhuar prej 1 marsit 2017, deri më 31 gusht 2017. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz