- Advertisement -



Duket se aventurës së Giani De Biasit në bankinën e Kombëtares së Shqipërisë po i vjen fundi, pasi që ai nuk do të presë mbylljen e kontratës mes palëve kur përfundon edicioni i kualifikuesve të Botërorit “Rusia 2018”.
Sipas gazetarit të njohur italian, Alfredo Pedulla, De Biasi do të largohet nga Kombëtarja e Shqipërisë këtë muaj, transmeton Express.
Ai ka shkruar në faqen e tij të lajmeve në internet se De Biasi ka disa mundësi të ndryshme punësimi në klube të njohura evropiane.
Por jo vetëm kaq, sepse sipas tij, tekniku i kuqezinjve ka marrë oferta edhe nga dy klube kineze ditët e fundit./Express/
- Advertisement -



