back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeDardan Molliqaj përfshihet në debat të ashpër me Ardian Gjinin dhe tallet...

Dardan Molliqaj përfshihet në debat të ashpër me Ardian Gjinin dhe tallet me LDK-në

Të ngjajshme

Podujevë: Policia shpall në kërkim të dyshuarin për vjedhje

Njësiti i Hetimeve të stacionit policor në Podujevë ka...

Tërmeti i mbrëmshëm 4.8 shkallë të ritherit, çfarë u tha nga sezmiologët ?

Një tërmet me magnitudë 4.8 sipas shkallës Richter ka...

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje është përfshirë në debat të ashpër me përfaqësuesin e AAK-së në emisionin “Jeta në Kosovë”.

Molliqaj, ka hyrë në një debat të ashpër me Ardian Gjinin për periudhën e luftës.

Gjini i tha Molliqajt se nuk mundet me i “shitë mend për luftë”, e Molliqaj ia ktheu duke i thënë se “më së shumti mundem me të shitë ty”, shkruan Periskopi.

Molliqaj po ashtu i tha Gjinit se “me PDK-në e Kadri Veselit nuk di qysh luftohet krimi e korrupsioni. Me kriminelë nuk di qysh bohet.”

Ndërsa, për LDK-në, në formë tallëse Molliqaj tha se nuk brengoset më. Tha se LDK-ja nuk ekziston për të.

“Për mu këta nuk ekzistojnë, nuk janë në garë. Shqetësim për mua mbetet PDK-ja”, tha ai. /Periskopi/

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz