BallinaRegjionaleDrenasNë Drenas fillon projekti për mirëmbajtjen dhe rregullimin e varrezave

Në Drenas fillon projekti për mirëmbajtjen dhe rregullimin e varrezave

Të ngjajshme

Mbi 2 mijë pacientë në pritje për stentim në QKUK

Mbi 2 mijë pacientë janë në pritje për stentim...

Hajnat vjedhin stoli ari në një banesë në Prishtinë

Ditën e shtunë, persona të panjohur me forcë kanë...

Kosova zhvillon edhe stërvitjen e dytë në “Fadil Vokrri”

Përndryshe, Kosova do ta zhvillojë edhe një stërvitje ditën...

Filluan punimet për mirëmbajtjen dhe rregullimin e varrezave të dëshmorëve në Komunën e Drenasit.

Punimet kanë filluan në rregullimin e lapidari të komandantit, Ilaz Kodra, ku do të bëhet punimi i pllakave të betonit anash lapidarit ekzistues, duke vazhduar në rregullimin e platos së varrezave të dëshmorëve në Verboc (ku do të bëhet puna përgatitore, punë tokësore-trupi i rrugës, mbistruktura-shtresat tamponore dhe punët e gereve skajore-kubëzave-rigolles) dhe rrethoja.

Mirëmbajtja e varrezave të dëshmorëve në Gllanasellë, lagjen Deliaj, lapidari në Komoran, ku do të bëhet pastrimi i terenit nga barishtat e këqia dhe kositja e barit. Si dhe rrethoja e varrezave në lagjen Berisha dhe Bunjaku në Gllanasellë.

Sipas një njoftimi të komunës së Drenasit, Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë ka caktuar menaxherin dhe organin mbikqyrës për mbikëqyrjen e punimeve. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz