BallinaLajmePolicia arreston tre të dyshuar për ‘trafikim me qenie njerëzore’

Policia arreston tre të dyshuar për ‘trafikim me qenie njerëzore’

Të ngjajshme

Vinicius në dyshim, shqetësim i madh në Madrid

Real Madrid përballet me një seri ndeshjesh shumë të...

Pamje apokalipsi në Prishtinë, shembet rruga

Një rrugë është shembur në Prishtinë, përkatësisht në rrugën...

Ekspozita për masakrat, OVL-UÇK të proteston të hënën para Kuvendit

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të...

Mbi 1 mijë 400 zyrtarë nuk e kanë deklaruar ende pasurinë, edhe tri ditë afat

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) bën të ditur...

Kosova intensifikon përgatitjet për finalen ndaj Turqisë, fokus i veçantë te taktika

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot seancën e radhës...

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikim me Qenie Njerëzore, NJHTQNJ-Prishtinë, në vazhdën e luftimit të dukurive negative dhe veprave tjera kriminale, ka zhvilluar një hetim disamujor, i cili ka rezultuar me arrestimin e tre personave, nën dyshimin  e bazuar për kryerjen e veprave penale ‘trafikim me njerëz’ dhe ‘shërbime seksuale të trafikimit’.

Lidhur me këtë rast janë arrestuar tre persona, dy meshkuj dhe një femër të nacionalitet shqiptar. Inicialet e tyre janë këto: F. P. (1988),  L. K. (1989), K. R. (1990).

E dyshuara e parë e arrestuar dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘trafikim me njerëz’, neni 171, kurse dy të dyshuarit e arrestuar dyshohet ta kenë kryer veprën penale ‘shërbime seksuale të trafikimit’, neni 231.

Me këtë rast janë identifikuar edhe dy viktima të trafikimit, të cilat pas intervistimit janë trajtuar në bazë të procedurave të parapara për viktimat e trafikimit.

Lidhur me rastin me vendim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz