Kancelarja gjermane, Angela Merkel në fjalën që mbajti në një aktivitet organizuar në Mynih të Gjermanisë e cilësoi gati të zhdukur epokën kur mbizotëronte besimi, duke shtuar se evropianët duhet ta marrin vet në dorë fatin e tyre.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se ka përfunduar epoka kur mund të ketë plotësisht besim tek vendet e tjera.
“Ne, evropianët, duhet të marrim fatin tonë në dorë”, shtoi ajo në fjalën që mbajti në një aktivitet organizuar në Mynih të Gjermanisë pas kthimit nga samiti i grupit G7, organizuar në fundjavë në Itali.
“Epoka kur ne mund të kishim krejtësisht besim tek njëri-tjetri gati është zhdukur. Kjo është eksperienca ime e ditëve të fundit”, u shpreh Merkel.
“Ne do të vazhdojmë të kemi marrëdhënie miqësore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Anglinë, mirëpo si evropianë ne duhet ta kemi të qartë që për të ardhmen tonë, për fatin tonë duhet të luftojmë vetë”, vazhdoi shefja e qeverisë gjermane.
“Kur Evropa është mirë, edhe Gjermania do të jetë mirë”, tha Merkel duke shtuar se Gjermania do të vazhdojë ti ndihmojë sa ka mundësi vendet e tjera evropiane.
Këto deklarata Angela Merkel i bëri në kryeqytetin bavarez, një ditë pas samitit të G7-ës (Gjermani, Francë, Itali, Japoni, Kanada, SHBA-a, Britani e Madhe) mbajtur në fundjavë në Taormina të Italisë, ku uniteti i shtatë vendeve më të pasura në botë u thye para një Donald Trump që refuzonte të angazhohej në favor të marrëveshjes së Parisit kundër ngrohjes klimatike. /trt/