Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli sot ka qëndruar në qytetin e Drenasit.
Në shpalosjen e programit për Fillimin e Ri, Veseli ka theksuar se fuqizimi i ndërmarrjeve të vogla e të mesme, prodhimit e bujqësisë, si dhe fuqizimi i grave dhe të rinjve të komunës së Drenasit dhe mbarë Kosovës, janë zemra e Fillimit të Ri.
I pari i PDK’së ka falënderuar Drenasin dhe ju ka drejtuar të pranishmëve që me 11 qershor tregojnë se kush është Drenica. /Drenica Press/