back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaLajmeSkenderaj, asfaltohet rruga "Faik Jashari" (FOTO)

Skenderaj, asfaltohet rruga “Faik Jashari” (FOTO)

Të ngjajshme

Alban Krasniqi me vetëdije të plotë e nga zyret e KQZ-së e shkel betimin, tregon si të votohet VV-ja me postë

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve,...

Plagosja e Gucci-t, dalin detaje të reja

Dalëngadalë po zbulohen detaje të reja lidhur me plagosjen...

Thirrje komunave për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike

Njohësi i emergjencave, Tahir Ahmeti, ka bërë thirrje të...

Rruga unazore “Faik Jashari” që lidh rrugët “Sala e Hamit Jashari” dhe “Fazli Grajqevci” është asfaltuar sot. Kjo rrugë është projekt i ri që po realizon Komuna e Skenderajt në qytet më qëllim të lehtësimit të qarkullimit në pjesën qendrore të qytetit.

Këtë vend punishte sot e ka vizituar Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura me bashkëpunëtorë.

Me këtë rast z.Nura ka deklaruar se Komuna e Skenderajt po realizon sot një projek jetik për qytetin e Skenderajt, pasi ndërtimi i kësaj rruge do të lehtësojë komunikacion në qendër të qytetit.

Ai theksoi se rruga e asfaltuar sot dhe rruga “17 Shkurti” që pritet të asfaltohet së shpejti janë pjesë e Planit Urbanistik të Skenderajt si unazë e qytetit, e cila po merr formë.

Rruga “Faik Jashari” është rrugë e re e ndërtuar së fundmi nga Komuna e Skenderajt që kalon pranë shkollës “Shaban Jashari” dhe krijon një arterie të re të rrjetit rrugor të Skenderajt.

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz