back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaLajmeArrestohen 5 persona për kontrabandë të barnave

Arrestohen 5 persona për kontrabandë të barnave

Të ngjajshme

Zgjohet Barça nga gjumi, shënon golin e parë ndaj Guadalajaras

Barcelona ka arritur të shënojë golin e parë të...

Haradinaj: E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qeverisë Haradinaj 3

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po kandidon sërish për...

Arktiku kalon vitin më të nxehtë ndonjëherë

Arktiku ka kaluar vitin më të nxehtë të regjistruar...

Me datë 25.05.2017, Policia e Kosovës, respektivisht sektori i hetimeve të departamentit të Policisë kufitare të asistuar nga njesitë tjera relevante policore, në bashkëpunim me Doganat e Kosovës  dhe Inspektoratin Shëndetësor, referuar urdhëresës së gjykatës kompetente, kanë realizuar nje operacion policor të bastisjeve në tri regjione të ndryshme të Republikës së Kosovës. Operacioni është shtrirë në regjionin e Prishtinës, Ferizajit dhe të Gjilanit, duke përfshirë tetëmbëdhjet (18) lokacione të ndryshme.

Si rezultat i operacionit policor, në cilësin e personave të dyshuar janë arrestuar pesë persona;

  • A.M.  (m)
  • E.R.    (m)
  • S.I.     (f)
  • D.A.   (m) dhe
  • A.A.   (m)

Këta persona dyshohet se  në  mënyrë të organizuar dhe bashkëpunim kanë kontrabanduar barna të ndryshme duke dëmtuar  buxhetin e Kosovës, duke rrezikuar  shëndetin e qytetarëve dhe duke konsumuar kështu veprat penale: “Kontrabandim me mallra”, Shmangia nga pagesa e tarifave  të detyrueshme doganore” , si dhe ”Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë  mjekësore dhe farmaceutike .

Gjatë bastisjeve  janë gjetur  dhe konfiskuar   sasi   e konsiderueshme e barnave  të pa kontrolluara dhe të pa verifikuara  me prejardhje  kryesisht nga Serbia,  të cilat dyshohet se janë të  kontrabanduara  në mënyrë ilegale për në Republikën  e Kosovës

Dy nga te arrestuarit janë punonjës të shëndetësisë, dhe të njejtit dyshohen se kanë konsumuar vepren penale “Shpërdorim i detyrës zyrtare”.

Policia e Kosovës në bashkpunim me institucionet tjera mbetet e përkushtuar në luftimin e të gjitha veprave penale dhe krijimin e një ambienti sa më të sigurt për qytetarët tanë.

Displaying image-0-02-05-cbdef72c80612ba36d32ab1a3f292f088540c4f4df19a8b7cc448c3ba7e544f4-V.jpg

Displaying IMG_20170526_135322_017.jpg

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz