BallinaLajmeHoti viziton Trepharm, prezanton Fondin 15 mil.€ të Bankës Botërore

Hoti viziton Trepharm, prezanton Fondin 15 mil.€ të Bankës Botërore

Të ngjajshme

Kjo pritet të jetë e ardhmja e Mohamed Salah!

Mohamed Salah pak më parë ka njoftuar largimin e...

Një muaj paraburgim ndaj L.F., për shkak të veprës penale të Vrasjes

Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me...

24 marsi 1999, Endrit Thaçi: NATO, UÇK-ja dhe populli ynë janë histori lirie që s’ndryshohet

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi,...

Gjatë një vizite që ka zhvilluar në Fabrikën e prodhimit farmaceutik Trepharm në Fushë Kosovë, kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë se politikat fiskale të miratuara nga Qeveria kanë dhënë efekte në zhvillimin e sektorit privat.

“Më vjen mirë për depërtimin tuaj në tregjet ndërkombëtare, jo vetëm në Evropë por edhe në vende tjera. Jam shumë i kënaqur me performancën që keni arritur deri më tash”, ka thënë Hoti për Trepharm, duke shtuar se pakoja e fiskale 2, e cila do të hyjë në fuqi sa po të krijohet qeveria e re, do të krijojë kushte edhe më të favorshme për prodhimin vendor.

Ai ka garantuar se prodhuesit vendor farmaceutik do të kenë mbështetjen që furnizimi i institucioneve shëndetësore me barna të jetë në nivelin e duhur.

“Do ta kemi prioritet zhvillimin prodhimit vendor me politikat fiskale që i kemi ndërtuar. Tash me pakon e dytë jemi afër ti identifikojmë të gjitha çështjet që ju i keni listu me kujdes dhe i keni sugjeruar”, ka thënë Hoti.

Hoti ka prezantuar edhe fondin prej 15 milionë euro të Bankës Botërore, i cili i dedikohet forcimit të prodhimit vendor dhe të cilin e ka negociuar ai në cilësinë e Ministrit të Financave.

Ai ka thënë se ky fond, së bashku me pakon fiskale 2, e cila parasheh lirime doganore për lëndën e parë dhe favore tjera, do të jetë nxitëse e fuqishme e prodhimit vendor dhe uljen e varshmërisë së tregut nga importet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz